Shenjat e plumbave/ Pamjet, ja makina me të cilën udhëtonte Mond Çekiçi

20/03/2021 10:17

Pamje të tjera mbërrijnë nga Durrësi , nga zona u ekzekutua Mond Çekiçi.

Makina që shihni në foto, i përket viktimës , ku siç duket në anën e pasagjerit në derën e automjetit kanë mbetur gjurmët e breshërisë së plumbave.

Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë mëngjesin e sotëm më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës, brenda makinës së tij, pranë lokalit ku pinte zakonisht kafen e mëngjesit.

Mësohet se ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake, ndërsa policia njofton se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Por Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur.

Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel