Pasi më herët të premten, kryeministri i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës morën dozën e parë të vaksinës së Astrazeneca-s, me qëllim mbështetjen e saj dhe sigurimin e njerëzve se vaksina nuk sjell rrezik, edhe kancelarja Angela Merkel tha se ajo është e gatshme të marrë vaksinën e Astrazeneca-s kur të vijë radha e saj për tu imunizuar.
‘Po, unë do ta marr vaksinën e Astrazeneca-s. Do të doja të prisja deri sa të vinte radha ime, por unë do ta marr atë’- tha Merkel.
Disa vende evropiane rifilluan vaksinimin me dozat e Astrazeneca-s të premten, pas dritës jeshile të dhënë nga rregullatorët e BE dhe OBSH.
Shqetësimet se vaksina e Astrazeneca-s mund të shkaktojë mpiksje gjaku, kanë bërë që vende të ndryshme të botës, nga venezuela e deri në indonezi, ta pezullojnë atë ditët e fundit, dhe kjo përbën një goditje të rëndë për programin e vaksinimit të popullatave kundër një virusi që ka vrarë afro 2.7 milionë njerëz.
Gjermania, Italia, Franca, Spanja etj, rifilluan dhënien e vaksinës ndërkohë që edhe vende të tjera do ta bëjnë këtë në ditët në vijim.
Top Channel