I infektuar me Covid, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare, komandanti Ndriçim Sallaku

20/03/2021 11:31

Komandanti i Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku ka humbur betejën me koronavirusin.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Në karrierën e tij ushtarake, përfshihet një listë e gjatë eksperiencash pune, Komandant i Akademisë së Nënoficerëve “Thomson”, Drejtor i Drejtorisë së Logistikës në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Oficer Shtabi për Stërvitjen në Shtabin e LANDCOM te NATO-s,Izmir, Turqi, Komandant i Batalionit të transportit, në Brigadën Logjistike, Përgjegjës i Sektorit të Planifikim Logjistik në J4 në SHP të FA.

Për humbjen e tij, ka reaguar president i Republikës, Ilir Meta. Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, shkruan presidenti Meta. “Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje!”, shton presidenti, në postimin e tij, në “Facebook”.

Po ashtu, ka komentuar këtë humbje në forcat ushtarake shqiptare, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. “Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë”, shkruan Xhaçka.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me Covid 19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.

Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje!

Postimi i plotë i ministres Xhaçka:

Njerëzit si ti gjeneral Sallaku, janë të rrallë: energjikë, të kudogjendur, pozitivë përballë çdo situate. Na dhemb të gjithëve humbja jote sot, Majlindës e fëmijëve të shtrenjtë, ne që patëm fatin të ndajmë me ty ditë, muaj e vite pune të vështira apo të bukura. Do mungosh në Komandën Mbështetëse dhe të gjithë Forcën e Armatosur, me korrektësinë e përgjegjshmërinë tënde e mbi të gjitha me përkushtimin ndaj njerëzve e jetës. Mirënjohëse për shërbimin gjeneral!

Faleminderit për modelin e ushtarakut të mirë e të drejtë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA