Detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Në email-in e saj janë fshirë të dhëna

20/03/2021 17:42
E humbura Artemis Vasilis

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi.

Në emisionin grek “Tuneli”, një hetues, Vassilis Georgopoulos, i cili ka marrë autorizimin nga familja e 19-vjeçares, ka zbuluar se në email-in e saj janë fshirë të dhëna të cilat mund të ishin të dobishme në hetimin e rastit të vajzës.

“Familja e Artemis, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemisa, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj. Vajza e kishte lidhur celularin me email-in e saj. Unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, të gjitha të dhënat që kanë qenë të rëndësishme për hetimin”,  tha ai.

I pyetur nga Angeliki Nikolouli nëse mund të rikthehen të dhënat, Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja dhe në gjashtë qëkur këto dosje po fshihen.”

E humbura, Artemis Vasilis

Kërkimet për vajzën e re me origjinë shqiptare po vazhdojnë akoma nga policia dhe nga grupe vullnetare që janë organizuar e po mundohen të zbulojnë të dhëna të reja.

Zhdukja e saj ndodhi mëngjesin e 16 tetorit, ku vajza doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA