“Çfarë ka”/ Si u ekzekutua Mond Çekiçi, një mjet i preu rrugën/ Shoferi doli nga makina ndërsa atentatorët e qëlluan me breshëri

20/03/2021 09:57
Viktima Mond Çekiçi

Të tjera detaje mësohet për vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit Mond Çekiçi. Ndërsa ai u ekzekutua në makinën e tij, me të ka qenë edhe shoferi i tij i cili në këto momente po jep dëshminë e tij në polici.

Mësohet se një automjet tjetër u ka prerë rrugën, dhe shoferi i Edmondit doli për të pyetur se çfarë ka , ndërkohë që një nga personat në mjetin tjetër e ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë i cili më vonë u gjet i djegur në Katund Sukth, Durrës.

Mjeti që udhëtonte viktima ishte benz ML me targa AB 211 cv.

Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur.

Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”.

Top Channel