Autobusi i linjës Vlorë-Uji i ftohtë përfshihet nga flakët, pamjet e tymit që përfshiu gjithë zonën

20/03/2021 18:42
Autobusi në flakë

Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i ftohtë është përfshirë nga flakët para pak minutash përballë shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë.

Autobusi ka qenë duke kryer itinerarin e tij të përditshëm, kur drejtuesi i automjetit ka ndjerë erë tymi nga pjesa e pasme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Flakët e zjarrit janë shoqëruar me dy shpërthime të cilat sipas policisë dyshohet se janë nga pjesa e motorit të autobusit.

Menjëherë forca të policisë së bashku ke zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke fikur zjarrin. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA