Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat kanë kapur pjesë të krahëve dhe këmbëve.
Vëllezërit janë M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet ende asgjë për autorët dhe cili ishte shkaku i qëllimit me armë zjarri ndaj tyre.
Shkodër/informacion paraprak
Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.
Top Channel