Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Top Channel zbulon ekskluzivisht një pjesë të momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.
Siç duket në këtë video të filmuar nga kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi përplasja fizike në Elbasan, kandidati për deputet Luciano Boçi i shoqëruar nga disa persona, debaton me biznesmenin Gjergj Luca e më pas e godet atë me grusht.
Përplasja mes tyre ka nisur më herët dhe këto janë momentet e fundit. Personat që po përpiqen të largojnë biznesmenin janë shoqëruesit e kandidatit të PD. Gjatë përleshjes ka rënë në tokë edhe një telefon celular të cilin e merr me vete kandidati demokrat, sic duket edhe në videon e siguruar nga Top Channel.
Pas debatit dje kandidati i PD e akuzoi biznesmenin si rrugaç politik. Ndërsa biznesmeni është përgjigjur duke akuzuar edhe se i kanë vjedhur celularin.
Elbasani deri më tani ka treguar se është vatra më e nxehtë e përplasjeve politike. Në ditën e verës në këtë qytet ndodhi edhe një përplasje mes militantëve të së majtës dhe të opozitës.
Top Channel