Vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare, sot mbahet konferencë për shtyp nga vëzhguesit zgjedhorë të ODIHR-it
19/03/2021 09:32
Vëzhguesit zgjedhorë të ODIHR-it do të mbajnë një konferencë për shtyp ditën e sotme, me rastin e hapjes zyrtare të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Fillimisht do të ketë një hyrje mbi rolin e misionit të vëzhgimit të ODIHR-it dhe aktivitetet e planifikuara.
Si pasojë e masave shtrënguese të COVID-19, konferenca për shtyp mund të ndiqet vetëm në Zoom.
Konferenca do të zhvillohet rreth orës 11:00 dhe pritet të drejtohet nga ambasadorja Urszula Gacek, kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ODIHR.
Top Channel