Stafi i muzeumit të njohur të kopjeve prej dylli të njerëzve të famshëm Louis Tussaud në San Antonio, SHBA, ka hequr nga seksioni i ekspozimit punimin prej dylli në masë jetësore të Donald Trump, pasi vizitorët e qëllonin me grusht ose e gërvishtnin në fytyrë, raportonin mediat vendase.
Megjithse punonjësit ishin përpjekur të ishin vigjilentë për vandalizma ndaj ish-presidentit, tashmë morën vendimin e largimit të tij, duke e dërguar në magazinë .
Zyrtarët e ekspozitës thanë se vizitorët e qëllonin në fytyrë, e gërvishtnin ose linin të prera të thella.
Clay Stewart, drejtori rajonal i muzeumit tha për mediat: “Përfundimisht ata e kishin dëmtuar aq shumë sa drejtuesit vendosën ta hiqnin nga shfaqja publike. Meqënëse ai është një figurë shumë e politizuar, sulmet mund të sjellin probleme”.
Stewart shton se sulmet u përshkallëzuar që prej nisjes së fushatës elektorale të 2020, dhe në kulmin e vandalizmit, punonjës të veçantë duhet të ruanin atë prej vandalëve.
Por kjo nuk ishte figura e parë presidencaile që sulmohet në muzeum, teksa Stewart shton: “Ne gjithmonë kemi pasur probleme në seksionin e presidentëve pasi cilido që të ishte presidenti, Bush, Obama, apo Trump njerëzit i kanë goditur ata. Obamës i kanë shkulur veshët gjashtë herë, ndërsa kopjes së presidentit Bush, një grusht i kishte shtypur hundën”.
Ai shton se kopjes së dyllit të Obamas i ishin bërë riparimet e duhura.
Pas muzeumit të parë të figurave të dyllit të hapur në Londër “Madame Tussard”, disa të tillë janë hapur në botë, duke përfshirë dhe një në një kishë të Brazilit, ku gjenden modele të figurave si Princeshë Diana, Nelson Mandela e Elvis Presley, Albert Einstein, Mahatma Gandhi dhe presidentin e ndjerë amerikan John F. Kennedy.
Top Channel