Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin katër milion doza të vaksinës AstraZeneca për fqinjët e saj, Kanadanë dhe Meksikën, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Nëse ky plan realizohet, shënon herën e parë që SHBA furnizon direkt vaksinat në një vend tjetër.

Vendimi vjen teksa Kina po punon intensivisht për të eksportuar vaksinat e saj në atë që shihet si përpjekje në ‘diplomacinë e vaksinave’. Kanadaja dhe Meksika kanë aprovuar vaksinën AstraZeneca, por SHBA nuk e ka miratuar ende.

Megjithatë, SHBA ka një rezervë të vaksinave. Duke njoftuar planin për shpërndarjen e dozave këtë të enjte, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se 2.5 milion nga 7 milion doza të SHBA-së, do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion do t’i jepen Kanadasë, shkruan BBC.

Sipas marrëveshjes, vendet duhet të kthejnë çdo dozë të tepërt në SHBA “Nëse kemi një tepricë, ne do ta ndajmë atë me pjesën tjetër të botës“, tha presidenti, Joe Biden, javën  e kaluar.

Më shumë se 12% e amerikanëve janë vaksinuar tani, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), dhe një total prej mbi 115 milion doza të tre vaksinave të miratuara në SHBA janë administruar. Biden ka caktuar 1 majin si datë për ta bërë cilindo, mbi moshën 16 vjeç të kualifikuar për të marrë një dozë anti Covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA