Sulmi vdekjeprurës në Atlanta/ Biden dhe Harris, takime me komunitetin aziatik

19/03/2021 16:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe zv/presidentja Kamala Harris kanë vendosur të vizitojnë personalisht qytetin e Atlantës në Xhorxhia për t’i ofruar mbështetje komunitetit aziatiko-amerikan, pas vrasjes së gjashtë grave aziatike në dy qendra masazhi.

Biden urdhëroi që flamujt në të gjitha ndërtesat federale në SHBA dhe jashtë të ulen në gjysmështizë, për të nderuar tetë personat e masakruar në 16 mars. Shtëpia e Bardhë tha se Biden dhe Harris do të takojnë udhëheqës aziatiko-amerikanë, për të diskutuar sulmet dhe kërcënimet kundër komunitetit.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë lidhur rritjen e dhunës ndaj aziatiko-amerikanëve me pandeminë Covid 19, e cila ka origjinën në Kinë. Disa ligjvënës madje kanë spekuluar se vrasjet janë motivuar të paktën pjesërisht nga ndjenjat anti-aziatike, që burojnë prej koronavirusit. Drejtori i FBI-së, Chris Wray, tha në një intervistë për radio stacionin publik NPR se motivi i personit të armatosur ende nuk është kuptuar plotësisht.

Mbi agresorin Robert Aaron Long, rëndojnë tetë akuza për vrasje. Sipas Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në SHBA, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur në masën 149 për qind vitin e kaluar në 16 qytete kryesore, krahasuar me vitin 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA