Ndodhem në një aparaturë skanimi, dhe jo pa qëllim. Përgjatë një viti pandemie, në luftë më Covid-19-tën, mjekë radiologë konstatojnë, se ka persona të cilët I ka mbërthyer një lloj manie me skanerin, ose skanermania.

Kërkojnë të bëjnë skaner pa qenë nevoja, por mjekët thonë se nëse skaneri bëhet pa një arsye dhe pa rekomandimin e specialistit, atëherë rrezatim kthehet në rrezik për shëndetin e njeriut.

Albana Shahini, Mjeke Radiologe: Shumë njerëz duke dëgjuar njëri-tjetrin apo nëpër media, janë të prirur t’i drejtohen bërjes së skanerit, sidomos në ditët e para të infektimit me Covid 19, dhe pasi konfirmohen pozitiv me tampon. Por ky është një gabim, pasi në ditët e para të sëmundjes, nga ana radiologjike, ne nuk shikojmë asnjë lesion.

Do të thosha që skaneri të kryhet pas ditës së 5 apo të 6, të konfirmimit me Covid 19. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është se skaneri duhet të kryhet gjithmonë me rekomandimin e mjekut specialist, apo mjekut të familjes.

Duke qenë se kjo sëmundje është shoqëruar me një agravim të simptomave të ankthit, janë këta persona të cilët kërkojnë domosdoshmërisht bërjen e skanerit, ashtu sikundër kryejnë ekzaminime laboratorike pothuajse një herë në dy ditë apo ditë për ditë, gjë që nuk ka sens nga ana klinike, ashtu edhe tentojnë të kryejnë ekzaminime skanerike shumë shpesh. Mund të vijnë edhe 2-3 herë në muaj. Ndërkohë që vetë skaneri I mushkërive ka një rrezatim të barabartë me dy vjet rrezatim diellor, që ne marrim gjatë jetës sonë. Nuk mund të bëjmë skanera sikur po bëjmë fotografi. Skaneri është për të diagnostikuar, jo për të shëruar.

Personalisht kam kthyer raste kur kanë kërkuar skanera të panevojshëm, që nuk ndihmojnë por dëmtojnë shëndetin e pacientit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA