Një histori e dhimbshme emigrantësh/ Babai para drejtësisë për të birin që iu mbyt me varkë në Samos

19/03/2021 12:24

Në ditën që mbushen plot 5 vjet nga marrëveshja që arriti Keshilli Europian dhe Turqia për ndalimin e rrjedhës së emigrantëve të parregullt nga brigjet turke drejt atyre greke e më pas drejt Europës, vjen në dritë edhe historia tragjike e një babai nga Afganistani që mbërriti me varkë  nëntorin e  kaluar në ishullin e Samos.

Për shkak të erës dhe dallgëve barka u mbyt dhe bashkë me të edhe djali i tij 6 vjec të cilin nuk mund ta shpëtonte. Sikur mos mjaftonte kjo, autoritetet e kufirit e  arrestuan 25 vjeçarin nga Afganistani me akuzën se vuri në rrezik jetën e të birit dhe tashmë pret gjyqin i cili mund ta dënojë deri në 10 vjet burg.

Emigranti nga Afganistani: Erdha në Greqi  për të ardhmen e djalit tim. Asnjë baba ose nënë nuk do të rrezikonte jetën e fëmijëve të tyre. Unë u detyrova të vija.

Nick van der Steenhoven: Me sa dimë, kjo është çështja e parë brenda BE kur një baba apo një kujdestar akuzohet se vuri ne rrezik djalin e tij, ndërsa udhëtonin drejt Evropës. Dime që ka 4600 fëmijë në kampet e ishujve grekë në këto momente dhe askush nga prindërit ose kujdestarët nuk janë përballur me ndonjë akuze . Ne e shohim këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtës themelore për të kërkuar azil.

Nga ana e tij ministri grek I Emigracionit thekson se ky rast i veçantë nuk shënon ashpërsimin e pozicionimit të Greqisë në çështjen migratore.

Notis Mitarakis, Ministri Grek i Migracionit: Greqia nuk kufizohet me vende ne gjendje lufte. Njerëzit që vendosin të futen në barka te papërshtatshme per lundrim dhe qe drejtohen nga njerëz që nuk kanë përvojë , padyshim që vënë në rrezik jetën e njerëzve. Dhe ky ishte kuptimi i deklaratës së përbashkët të vitit 2016, që Turqia të ndërmarrë çdo përpjekje të mundshme për të ndaluar operacionet e trafikanteve  dhe te pengoje barkat me refugjate nga brigjet turke drejt BE.

Rreth 1 milion refugjatë kryesisht nga Siria. Iraku dhe Afganistani kaluan përmes ishujve grekë drejt vendeve të Europës prej vitit 2015. 5 vjet pas marrëveshjes së BE me Turqinë, të cilën Athina ja ka rikujtuar sërish Ankarasë orët e fundit për ta zbatuar rregullisht, fluksi është ndalur disi, më shumë prej pandemisë se sa prej autoriteteve turke, ndërsa gati 100.000 emigrantë që kanë mbetur në Greqi mbahen nëpër kampe në pritje të aprovimit të kërkesës së azilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA