Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti në facebook ka ndarë me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.
Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Postimi
? Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
?? Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
? gjaku i pacientëve të sëmurë
? gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
? gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
? variantin e Wuhanit
? variantin D614G (klasik)
? variantin Britanik
? variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
? Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
? Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.
Top Channel