Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit të 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta.
Soreca thotë se e rëndësishme është që të procdeohen me shpejtësi emërimet e mëtejshme gjykatë, ndërsa thekson se BE do të ofrojë mbështetje për KLGJ.
“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta për dekretimin e 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohen me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, shkroi Soreca në Twitter.
Meta me propozim nga Këshilli i Lartë gjyqësor ka dekretuar emërimin e Klodian Kurushi, Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni. Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhen në total.
Top Channel