Pas verifikimeve nga agjencia europiane e barnave kundrejt Astrazenecas dhe rezultatit që kjo vaksinë është e sigurt mësuesit sot janë më të qetë dhe më të bindur për t’u vaksinuar.

Keni frikë?

Siguria është më e madhe sesa frika. Uroj te shkojë çdo gjë mirë. Nëse është një gjë që duhet bërë për të mirën e të gjithëve unë këshilloj që të gjithë ta bëjnë …Si fillim ata duhet të plotësojnë këtë formular vaksinimi, një pyetësor në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Mësuesit që kanë kaluar së fundmi covidin apo kanë probleme te tjera të mëparshme menë shëndet e shtyjnë vaksinimin për një moment të dytë. Ndërsa ata që e refuzojnë duhet të japin arsyen përse.

Xhevahire salihi -mjeke shkolle: “Nuk ka refuzime por ka hezitime dhe kjo vjen ngaqë është një vaksinë e re. Por është më mire të bëjmë vaksinën e të mbrohemi nga një virus vdekjeprurës sesa ta kalojmë covidin. Vaksina paraqet shqetësime të cilat janë kalimtare…

Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, arsimtarët duhet të presin për te paktën 30 min në ambientet e shkollës që është kthyer në qendër vaksinimi që të sigurohen në lidhje me reaksionet anësore të mundshme .

“ Mund të jetë thjesht një emocion i momentit dhe do i kalojë . Tensionin e ka normal”.

“Realisht besoj që do i shërbej jo vetem shëndetit tonë si mësues por edhe atyre që kemi përreth”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA