Tobias Zech dha dorëheqjen nga mandati si deputet dhe detyrat në parti për shkak të një “konflikti të mundshëm interesi” dhe marrje honoraresh nga Maqedonia e Veriut.
Sipas hulumtimeve të mediave gjermane deputeti Tobias Zech ka marrë para për të lobuar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ndërkohë është dënuar për korrupsionit, si dhe për partinë e tij VMRO DPMNE.
Zech ka një firmë konsulence dhe përmes saj ai ka ndihmuar në vitin 2016 fushatën e partisë konservatore VMRO dhe ish-kryeministrin, Gruevski duke qenë në të njëjtën kohë anëtar i Bundestagut. Po ashtu, ai ka marrë pjesë edhe në një miting elektoral të Gruevskit dhe sipas njoftimeve të revistës Der Spiegel ka marrë para për këtë.”Megjithëse gjithmonë jam munduar t’i ndaj në mënyrë rigoroze aktivitetet e firmës sime nga ushtrimi i mandatit tim si deputet, e kuptoj që në jetën e përditshme është gjithnjë e më e vështirë për t’i përcaktuar qartë kufijtë dhe ta bërë këtë gjë transparente,” deklaroi Zech.
39-vjeçari, Tobias Zech ka qenë për herë të parë anëtar i Bundestagut nga viti 2013 deri në në 2017.
Top Channel