Që në nisje, të programit, konkurentët e “Për’puthen +40” janë komentuar si më të sinqertë dhe të vërtetë.

Sipërmarrësi, Ndriçim Gjeçi, i ftuar në “Shqipëria live” deklaron se cilën vajzë pëlqen më shumë. “Erlinda është një nga të preferuarat e mia. Por, i kam bërë kompimente çdo ditë, nuk dëgjon”, thotë ai duke qeshur.

Megjithatë, nuk i kursen batutat për Erlindën dhe Gilbertën, të cilat kanë zgjedhur vetëm Samiun dhe Ilirin, duke bërë ndjekësit të dyshojnë për një rivalitet mes dy vajzave. “Gilberta me Erlindën ngelën  midis Samiut dhe Ilirit, ne rrimë akoma aty. Unë me dy tre shokë po prisnim të na zgjidhnin, por ato ngelën prapë te Iliri dhe Samiu”.

Ndriçimi zbulon se në emision ka prurje të reja, për të cilat është shumë i emocionuar. Ai shprehet se “mund të më ecë mirë, kam shpresë nga prurjet e reja”. Për më tepër, mund të ndiqni, emisionin, këtë të shtunë, në Top Channel.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA