Kledina Skëndo nis përkrah Veliajt garën për 25 Prillin: Transformimin e Tiranës ta kthejmë në agjendë kombëtare

19/03/2021 09:53

Kledina Skëndo e cila mban numrin 34 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit, është prezantuar përkrah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të rinjtë e Njësisë 3 në kryeqytet. Gjatë një takimi të zhvilluar në bibliotekën “Musine Kokalari”, Veliaj tha se ndihet krenar që Partia Socialiste ka sot një përfaqësim dinjitoz të të rinjve si Kledina, e cila punoi që Tirana të jetë vitin e ardhshëm Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Jam shumë krenar Kledina për gjithë punën që ti dhe skuadra bëtë për propozimin “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë”. Unë besoj fort që kandidimi për deputete është një mundësi fantastike që këtë agjendë, nga një agjendë lokale vetëm për Tiranën, ta kthejmë në një agjendë kombëtare,” u shpreh Veliaj duke shtuar se një gjë të tillë e garanton edhe vetë programi politik i PS për të rinjtë.

“Fakti që disa nga pilotimet tona që kanë qenë histori suksesi në Tiranë, tani po bëhen pjesë e axhendës kombëtare është jashtëzakonisht inkurajues. Më entuziazmoi jashtë mase propozimi i kryeministrit për një fond 10 milionë euro çdo vit vetëm për shkëmbimet rinore. Po ashtu, kemi një propozim konkret për të çuar pagën minimale nga 300 në 400 mijë lekë dhe pa taksë që është fantastike për të rinjtë. Biznesi i vogël do jetë deri në vitin 2029 pa taksa dhe çfarë kursejnë mund t’i kthejnë në buxhet marketingu. Ndaj besoj që kultura që ne kemi sjellë, duke kthyer Tiranën në ekosistemin ideal të start up-eve është fantastike edhe për qytetet e tjera,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ndërsa vetë Kledina vecoi pikërisht faktin se ndryshimi i Tiranës që nga infrastrukura rrugore e deri te ambentet e reja kulturore, por dhe terrenet sportive janë ajo cka i duhet cdo të riu që kërkon sot të rritet profesionalisht dhe ka pasion të bukurën.

“Tirana ka ndryshuar, nuk është më ajo e mëpashmja. Ndaj mund ta them sot me plot gojën se është qyteti i të rinjve, qyteti ku secili nga ne pasionet që kemi për kulturën, artin, që unë i quaj pasionet e së bukurës, mund t’i ushtrojë duke pasur infrastrukturën e duhur, që nga kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat komunitare, sheshet, parqet, apo terrenet sportive e korsitë e dedikuara të biçikletave,” tha ndër të tjera Kledina, një prej potencialeve mw tw reja të Partisw Socialiste në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Ndonëse një emër i ri në lista, Kledina nuk është e panjohur në kryeqytet, ku që prej vitit 2013 vazhdon të jetë aktive në jetën komunitare dhe politike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA