Kërkuan numër të kufizuar tifozësh në ndeshjen me Anglinë, MSH refuzon kërkesën e FSHF
19/03/2021 15:48
Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e FSHF për pjesëmarrjen e kufizuar të tifozëve në ndeshjen me Anglinë.
Ndeshja do të mbahet më 28 mars në stadiumin “Air Albania” dhe FSHF kishte kërkuar që të lejohej një numër i kufizuar tifozësh.
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportive me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish.
Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Top Channel