Indinjatë për dhunën/ Qytetarët e Elbasanit të shqetësuar për klimën e tensionit nxitur nga politika

19/03/2021 15:07

Situata e tensionuar e ditëve të fundit në Elbasan duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët.

Elbasanit të dijes dhe kulturës nuk i ka hije një situatë e tillë e tensionuar politike ku nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës.

Për Top Channel qytetarët thonë se kjo nuk është sjellja e Elbasanit, por e urdhrave politike që vijnë nga lart.

Qytetarët e Elbasanit kërkojnë të lihen të lirë të votojnë në gjykimin e tyre në 25 Prill dhe qyteti të mos kthehet në arenë përleshjesh. Edhe pse fushata zgjedhore nuk ka startuar zyrtarisht duket se Elbasani nuk ka qetësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA