Gjirokastër/ Ishte organizator i transportimit të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari

19/03/2021 11:46

Gjirokastër – Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte organizatori i një aktiviteti të jashtëligjshëm.

I riu akuzohet për veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion fianal vendet e BE-së. Rreth gjashtë muaj më parë, u finalizua operacioni “Muzgu”,  si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 persona, ndërsa organizator ishte 25-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës

Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA