Firma të palicensuara hapin rrugë mes pyllit për ta prerë, banorët e Bulqizës ngrihen në protestë

19/03/2021 12:55

Banorët e fshatit Vajkal në Bulqize, të mbështetur edhe nga Unioni i Ekspertëve mjedisor Shqiptarë dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

Shkak i kësaj proteste ishte pasi vetë banorët kishin pikasur hapjen e një rruge përmes pyjeve , gjë kjo që do të çoje në shkatërrimin nga  prerja e paligjshme  e  pyjeve. Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të Bulqizës të mos preket për shfrytëzim.

Banorët akuzojnë shtetin  pasi  sipas tyre ju ka dhënë hapsirë firmave të ndryshme të palicensuara që shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës, është një masakër mjedisore shprehen ata dhe  jenë të vendosur ta mbrojnë deri në fund.

Ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Bulqizës , siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi.

Në mbështetje të banorëve e mori fjalën edhe eksperti mjedisor Sazan Guri ku në fjalën e tij tha që këtu po bëhet një vepër kriminale ndaj instancat ligjore duhet të marrin masa për ndalimin sa më shpejt të kësaj masakre mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA