Foto ilustruese

Një shtetas, që dyshohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, në mënyrë të përsëritur babain e tij është arrestuar sot, në qytetin e Beratit.

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin e iniciale Sh.S., i cili od të hetohet përe veprën penale të dhunës në familje ndaj të atit, 71-vjeçarit me iniciale H.S.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA