Dekretimi i 4 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë/ Ministria e Drejtësisë: Sukses i zbatimit të reformës në drejtësi!

19/03/2021 16:06

Emërimi i katër gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë do t’i mundësojë shqyrtimin e më shumë dosjeve, në një kohë më të shpejtë, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Meta, me propozim nga Këshilli i Lartë gjyqësor ka dekretuar emërimin e Klodian Kurushi, Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni. Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhen në total.

Një tjetër rezultat i suksesshëm i zbatimit të Reformës në Drejtësi, përzgjedhja e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Plotësimi i Gjykatës së Lartë është një prioritet për të gjithë ne dhe që do të duhet të vijohet në muajt në vijim me vakancat e tjera.

Tashmë dhe me frymëmarrjen që do të japin ndryshimet e reja ligjore për Gjykatën e Lartë, do të jetë e mundur shqyrtimi i dosjeve në kohë më të shpejtë”, shkruan Ministria e Drejtësisë, në faqen zyrtare, në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA