Boksieri Floyd Mayweather insiston se megjithë pasurinë $600mln ‘nuk është njeri i keq’ (fotot)

19/03/2021 18:01

Pasuria e Floyd Mayweather besohet se arrin në rreth 600 milionë dollarë, një shifër që pritet të rritet sërish pasi boksieri do të ndeshet sivjet me një nga yjet e Youtube për boksin, Logan Paul.

Por Mayweather insiston së fundmi se shumat e mëdha të parave të fituara gjatë karrierës së boksit nuk e kanë bërë njeri të keq.

Ndeshja e Mayweather me Logan Paul ishte programuar për në 20 shkurt, por u anullua dhe një datë tjetër do të njoftohet së shpejti.

Transmetimi me pagesë i dyluftimit besohet se do të arkëtojë për Mayweather një shifër marramendëse prej gati $100milionë.

I njohur shpesh për shfaqjet ekstravagante të pasurisë së tij, ikona e boksit thotë se mentaliteti i tij ndaj parave mbetet pozitiv.

“Fakti që unë flas shpesh për paratë, nuk më bën njeri të keq. Më pëlqen të kem gjërat më të mira në jetë. Nuk mund të ushqesh familjen vetëm duke thënë ‘të dua’. Paraja më ka vënë në një pozitë për të pasur gjërat më të mira në jetë, kështu që kemi mundësi të udhëtojmë, të jetojmë jetën dhe të provojmë gjëra të ndryshme”.

“Vetëm kur fiton shumë para mund të bësh gjëra të tilla”, shton boksieri.

Ndërkohë shumë vetë kanë hedhur dyshime mbi faktin se Mayweather ka zgjedhur të ndeshet me Paul, i cili herën e fundit në botën e boksit është ndeshur vetëm me kolegun e tij ‘KSI’, edhe ai një ‘star’ në Youtube.

Ndërsa ndeshja e fundit e Mayweather ishte në 2018, kur ai mundi kolegun e peshave të lehta Tenshin Nasukawa në një ndeshe ekzibicioni.

Duek shpjeguar ndeshjet e tij të fundit, 44-vjeçari shtoi:

“Unë ju kam thënë që jam edhe një ‘showman’ jo vetëm një luftëtar. Është diçka ndryshe, diçka që më pëlqen ta bëj, dhe që njerëzit dëshirojnë të shikojnë. Mendoj se do të kemi gjashtë raunde ekzibicioni dhe kjo është shumë zbavitëse, njerëzit do ta pëlqejnë shumë.”

FOTO GALERI
1/5
Mayweather insiston së fundmi se shumat e mëdha të parave të fituara gjatë karrierës së boksit nuk e kanë bërë njeri të keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA