kryeministri Edi Rama nga Shkodra , përveç turizmit atje, u ndal dhe në reformimin dhe rëndësinë e universitetit.

Në vizionin për Shqipërinë 2030, tha ai, është që universitetin në vendin tonë të njëhsohen me ato jashtë,në mënyrë që siç tha ai, të rinjtë mos të kenë nevojë të ikin jashtë, por të studiojnë këtu.

Për këtë ai tha se janë më rëndësi edhe programet e universiteteve që mos të prodhojnë të papunë, ndërsa premtoi se do të ketë investime deri në 10 milionë euro për këdo universitet që kërkon dhe do të bëjë reformimin e programit sipas universiteteve evropiane.

Rama: Universiteti, kemi bërë një reformë të arsimit të lartë që është një bazë solide për Shqipërinë 2030, por ka nevojë për një kapërcim psikologjik të trupës akademikë në raport me çfarë duhet të bëjnë universitetet, jo të shtojnë programe që prodhojnë të papunë, po të kundërtën.

Kemi një program për këtë, dhe një pjesë e tij është të bëjmë çmos që universitetet tona të njëhsohen me ato evropiane, të kthehen në pjesë e tyre, të kenë programe të tyre, që të rinjtë këtu mos të kenë nevojë të ikin jashtë por ta bëjnë këtu atë specializim apo program që duan, do ketë financim 10 mln euro për këdo që shkon në këtë drejtim, do ketë një seksion në ministrinë e Jashtme për këtë punë, që të sjellim këtu universitete të huaja, që të ushtrojnë veprimtari këtu, nga pikëpamja financiare, që dhe të rinjtë shqiptarë të studiojnë njësoj si jashtë.

Ai i Stambollit është i pari që do vijë. Imagjinoni që universiteti i Shkodrës të jetë universiteti italian i Shkodrës, për shembull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA