Foto ilustruese

Një 31-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim është bërë i mundur arrestimi i 31-vjeçarit të identifikuar me inicialet B.U, i cili akuzohet për veprën penale “Përndjekja”. Më 11 mars të këtij viti, Gjykata e Tropojës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa materialet i janë dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Tropojë

“Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim B. U., 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 11.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA