Sherri në Elbasan/ Reagon Gjergj Luca: Unë jam i dhunuari, Boçi përveçse u soll i rrugaç, më vodhi telefonin

18/03/2021 16:20

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni, Gjergj Luca, u konfliktuan sot në një nga lokalet e Elbasanit.

I pyetur për ngjarjen, Gjergj Luca thotë, se po hynte në lokal, kur është provokuar nga Boçi. “Rasti i parë që ndeshem me një politikan rrugaç. Po hyja të pija një kafe, filloi duke fyer, i thashë çfarë ke o zotëri, më ler në punë time, nuk të kam bërë gjë. Filloi duke gjuajtur, me çdo kusht donte incident. Unë në punë time, duke hyrë në lokal, të pi një kafe dhe ky, të provokojë dhe shajë me fjalë që unë nuk jam mësuar”.

Sipas tij, kandidati i Partisë Demokratike i ka marrë celularin. “Boçi ishte duke folur me një njeri te dera, unë isha duke pirë kafe. Më ka grabitur dhe telefonin, më kanë marrë telefonin dhe nuk ma japin. Unë uroj që kjo të zbardhet, policia t’i ketë marrë kamerat dhe të zbardhë që ky (Boçi) jo vetëm që është rrugaç, por është dhe grabitës”.

Ndërsa, Boçi u shpreh më parë se Luca, i frikësuar nga humbja e sulmoi. “Të majtët janë të frikësuar nga humbja. Guxojnë të godasin edhe përfaqësuesit politikë. Gjergj Luca e tregoi që është bandit”. Ai shton se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë ndaj Lucës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA