Rama viziton 110 vjeçaren që ka kryer vaksinën, heq maskën dhe e puth në dorë: E fortë je!
18/03/2021 15:53
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shtëpinë e nënë Zenepes, e cila është 110 vjeçe dhe ka marrë vaksinën kundër Covid-19.
Nënë Zenepja, e cila në maj mbush 111 vjeçe, kishte kërkuar takim me kryeministrin. Teksa i jep lulet, Rama heq maskën dhe e puth në dorë duke i thënë se janë të dy të vaksinuar, ndaj nuk ka rrezik infektimi.
Rama: E kemi bërë të dy vaksinën, mund ta heqim maskën. E fortë je.
Nënë Zenepja: Faleminderit.
Rama: Jo, ça faleminderit. Nuk të njihja por kur mora vesh që doje të më takoje, erdha.
Manastirliu: Ka pranuar të bëjë vaksinën. Nuk ka marrë asnjëherë ilaç. Pinte vetëm një aspirinë në javë.
Rama: Ti je si me lind unë sot dhe të bëhem edhe njëherë kaq.
Top Channel