
24/02 21:55
Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Elbasan mes Kandidatit të PD Luciano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Debati i cili ka nisur me fjalë ka degraduar në përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur në Labinot Fushë teksa Z. BOCI dilte nga një takim elektoral.
Kandidati i PD ka denoncuar në Prokurori biznesmenin ndërsa tha se dhuna ka prapavijë politike.
Edhe biznesmeni Gjergj Luca ka denoncuar në polici dhunën duke kërkuar zbardhjen e incidentit. Luca e cilësoi Bocin politikan rrugaç i cili e ka provokuar dhe i ka marrë telefonin.
Incidenti vjen vetëm 4 ditë pas incidenteve të ndodhura me rastin e Ditës së Verës ku militantë të dy partive u përleshen mes tyre.
Top Channel