Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.
Ndërkohë që 40.6 përqind e shqiptarëve do të votonin për PD, 4.6 për LSI, Vetëvendosje 2.3 përqind, Thurje 1 përqind, PSD 0.9, LN 0.7, LDSH 0.4, BD 0.2 dhe 0.5 përqind do votonin parti të tjera.
Ajo që vihet re nga sondazhi i kryer në muajin shkurt, në diferencën e numrave me sondazhin e muajit mars është se për PS ka një luhatje në -0.8 përqind, për koalicionin opozitar një ndryshim +1.3 përqind, një ndryshim -0.5 përqind për LSI, po ashtu +2.3 përqind për kandidatin e vetëvendosje Bojken Abazi.
Top Channel