Aksidentet nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gose të Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Për pasojë janë aksidentuar dy automjete dhe janë plagosur dy pasagjere që ndodheshin në njërin prej mjeteve. Ato janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacionit paraprak nga policia e shtetit:
“Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Top Channel