“Ka nisur të duket drita”/ Rama pas vendimit të EMA për Astrazeneca: Vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve!

18/03/2021 18:50

Agjencia Evropiane e Barnave doli në përfundim pasditen e sotme në mbledhjen që po zhvillohet, se Astrazenca është një vaksinë e sigurt dhe efektive.

Kryetarja e EMA-s, Emer Cooke tha se vaksina Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet dhe se nuk është provuar se efektet anësore që janë raportuar lidhen me të.

Në një reagim për këtë të fundit kryeministri Rama ka postuar në Facebook:

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita

Top Channel