Një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore. është gjendur sot në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases Angjelina Gjoka , 63 vjeçe, banuese në Lezhë. Mësohet se 63 vjeçarja ka patur probleme me depresionin.
Ajo ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj dhe trupi i dekompozuar është gjetur nga ana e policisë e cila kryente kontrolle në atë zoneë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
Top Channel