Antonela ka disa ditë që nuk është në studion e “Për’puthen”, por puntatën e një dite më parë ishte në një lidhje “Skype”, ku foli me shumë inat për Mevlanin dhe Ledjanën.
E pyetur se çfarë mendon për puthjen e tyre gjatë takimit të fundmit, ajo e konsideroi“burrë me buzë silikoni”.
“Doja ta pyesja atë burrin aty, si t’u duk puthja e një burri për Shën Valentin? Apo puthja e një burri me buzë silikoni, nuk krahasohet me buzët e mia natyrale”, tha Antonela.
Ndërkohë Mevlani ka postuar në “Instagram” një foto të tij, ku duket se ka hedhur kunj kundrejt Antonelës.
“Kur të dështojnë në gjetjen e njeriut perfekt, do t’i marrë malli për ty”, shkruan konkurrenti i “Për’puthen” bashkëngjitur me foton ku shfaqet duke qeshur dhe duke bërë me duar zemrën.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ndërsa moderatorja e programit e pyeti nëse kishte diçka për tu thënë Mevlanit dhe Ledjanës, ajo ka preferuar që të përgjigjet se nuk i njeh fare. “Kush janë ata se nuk i njoh?! I përshëndes të gjithë, edhe ata që më duana edhe ata që s’më duan”, tha Antonela.
Antonela tha se askush nuk ka shpëtuar nga ajo dhe se do të rikthehet. “Nuk isha mirë, por do të rikthehem sigurisht, nuk shpëtuat nga unë”, tha Antonela.
Më pas të dyja vajzat vijuan duke folur me ironi me njëra-tjetrën. “Ke marrë ndonjë rol të ri tani që do të vish?”, tha Ledjana. “Kush është ajo që flet, keni marrë ndonjë djalë të ri në studio? Një burrë me buzë silikoni”, replikoi Antonela.
Top Channel