Meksika njoftoi se do të vazhdojë të përdorë vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca.

Sipas mediave meksikane, zv/ministri i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell në konferencën për media deklaroi se janë të kujdesshëm në lidhje me vlerësimet që vaksina paraqet rrezik të mpiksjes së gjakut, por do të vazhdojnë programin e vaksinimit.

“Nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina shkakton mpiksje. Do të vazhdojmë të zbatojnë strategjitë kombëtare të vaksinimit masiv nga aty ku mbetëm”, tha Lopez-Gatell.

Qeveria meksikane ka bërë marrëveshje për furnizimin e 34.4 milionë dozave të vaksinës nga kompania farmaceutike Pfizer e SHBA-së, 77.4 milionë nga vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, 24 milionë nga vaksina ruse Sputnik V dhe 51.5 milionë doza nga COVID-19 Global Access Program (COVAX).

Meksika është vendi i tretë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 me 194.944 persona dhe e 13-ta me numrin e rasteve me 2.167.729 raste.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se disa vende ishin në dijeni të pezullimit të përdorimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe se janë duke vazhduar hetimet mbi këtë vaksinë.

Zëdhënësi i OBSH-së, Margaret Harris tha se “AstraZeneca është një vaksinë e shkëlqyeshme si çdo vaksinë tjetër e përdorur. Nuk ka asnjë arsye për të mos e përdorur atë. Ne kemi analizuar të dhënat e vdekjeve. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë vdekje nga vaksinimi”./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA