Paris Saint Germain kualifikohet lehtësisht në çerekfinale të Kupës së Francës. Ekipi parizien eliminoi me rezultatin e thellë 3-0 Lille në sfidën e zhvilluar në “Parc des Princes”.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino e hipotekoi praktikisht suksesin që në pjesën e parë, teksa shënoi dy herë me autorë Mauro Icardin dhe Kylian Mbappenë, që u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.

Golin që vulosi fitoren 3-0 e shënoi sërish Mbappe në minutën e tretë shtesë. Duhet theksuar se Lille pati mundësi ta rihapte takimin në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 2-0, por Yazici gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA