“Kona”, kënga rrëqethëse për gratë që bien pre e dhunës e vrasjes nga burrat (Video)

17/03/2021 17:07

Një realizim që prek temën e vrasjes së grave nga burrat është publikuar nga dyshja e grupit ‘wonderwaves’.

Shpat Morina dhe Bajram Kafu Kinolli kanë përdorë këngën e famshme të nusërisë që i këndohet vajzave në natën para martesës, duke e përpunuar e sjellë një realizim të ndjerë e prekës.

Madje në një pjesë të këngës është përfshirë një vajtim i një nëne për vajzën e saj, ku thotë: “Gjithë o kanë e shtypne. Si ka shku te ai burrë kurrë s’o kanë e lirë, kurrë s’o kanë e knaqne. Kurrë, kurrë, kurrë. Gjithë me lot, gjithë e rrehne, gjithë e shane. Gjithë o kanë e gazepit. Gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA