Kandidati i Partisë Demokratike, i renditur i 8 në listën e qarkut Durrës, ne formularin e vetëdeklarimit depozituar në KQZ pranon vetëm dëbimin nga Zvicra dhe nuk shkruan asnjë rresht nëse është arrestuar, pasi është kapur me 42.5 gram drogë heroinë.

Top Channel disponon formularin e deklarimit të kandidatit demokrat deklaron se ne kohën kur ishte ne emigrim ne vitet 1994-1995 ai është dëbuar nga shteti zviceran për tejkalim te lejes së qëndrimit, por nuk disponon asnjë dokument për të faktuar shkeljen e tij madje as kujtesën nuk e ka të mirë për ngjarjen e ndodhur.

“Diku rreth vitit 1994-1995 më ndalojnë dhe me komunikojnë që më ka mbaruar leja e qëndrimit provizore dhe duhet te largohesha nga Zvicra. Komunikimi ishte verbal. Kaq me kujtohet . Nga ngjarja dhe duke mos poseduar dokumentacionin po e konsideroj vetën te dëbuar”.

Ndryshe nga ajo që pretendon kandidati Tusha, Top Channel pak ditë me parë duke iu referuar këtij dokumenti dërguar nga autoritetet zviceriane në adresën e tij të banimit në lagjen Partizani Shijak, raportoi se kandidati PD-s, është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë. Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Pas publikimit të vendimit Partia Demokratike i ka dërguar menjëherë kërkesë Prokurorisë që të nisë verifikimin e thelluar për kandidatin e tij edhe pse publikisht selia blu e mori ne mbrojtje atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA