26/11 07:45
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen” Tea Trifoni, e cila rrëfeu eksperiecën e humbjes në peshë falë balonit gastrik.
Ajo pranoi se përgjatë këtyre muajve ka humbur plot 15 kilogramë dhe se ka ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit.
“Kam ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit. Në fillim kisha merak dhe më pas e kuptova çfarë më bënte mirë e çfarë jo. Nuk konsumoj më brumra, as alkool, konsumoj shumë supën dhe sallatën”, tregoi ajo.
E ndërsa Bieta e pyeti se çfarë i mungon më tepër, Tea nuk ngurroi të përmendte gotën e verës.
Ajo gjithashtu zbuloi se është një amvisë e mirë dhe dhe pjata e saj e preferuar është tava me perime.
Top Channel