Përfshirja e personave të inkriminuar në listat e  partive politike është një çështje, që diskutohet sa herë që bëhen publikë kandidatët në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Sipas Enton Abilekaj nga Dosja.al, Partia Demokratike, loboi për ligjin e dekriminalizimit dhe nga na tjetër, e shkeli vetë. “Partia Demokratike, vetë propozuesja e ligjit të dekriminalizimit, ka bërë goxha luftë për zbatimin  e tij në praktikë, por kur doli që Tusha kishte qenë dhe i dënuar, PD duhet ta largonte nga lista, ose t’i kërkonte dorëheqjen, por nuk e bëri”.

Abilekaj përmend rastet e dyshuara, nga të dyja partitë kryesore, në Durrës. “Është një kandidat i Partisë Demokratike në Durrës dhe tre kandidatët në Partisë Socialiste, po në Durrës, të cilët janë akuzuar vazhdimisht për dosje kriminale. Lidhjet  e tyre kanë ndikuar dhe në zgjedhjet e 2017-ës, në dosje 339 Ilir Ndraxhi përmendet në biseda me Avdylajt”.

Ai thotë se, lidhja e politikës me krimin shfaqet çdo prag zgjedhjesh. “Pavarësisht thirrjeve dhe faktit që shoqëria shqiptare po kërkon ndaljen e këtij modeli, përfshirjen e të fortëve dhe përfaqësimit të të fortëve në parlament . Nuk arritën dot partitë politike, që të ndaheshin nga këta elementë. Politikanët kryesorë i kemi me karrierë mbi 20 vjet, që tregon se negociojnë votat me gjithçka”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA