Këtu jemi në plazhin e Shëngjinit. Banorët për të penguar erozionin kanë ngritur një barrierë me thasë rërë përgjatë gjithë gjatësisë së bregut. E megjithatë pak mund të bëhet në këtë situatë. Kjo zonë është përfshirë disa herë nga përmbytje të forta, të cilat janë shkaktuar edhe nga stuhitë e forta detare. Edhe këtu bunkerët tashmë janë në det.
Nëse në vitet 90-të, lumenjtë depozitonin në det 60-80 milionë ton sedimente në vit, tashmë për shkak të gërryerjes galopante të shtretërve të tyre nga inertet ata dërgojnë në det 10 herë më pak sedimente. Si pasojë bilanci mes errozionit dhe akumulimit të jetë negativ.
“Rrënja e së keqes është mungesa e furnizimit nga lumenjtë dhe deti merr më shumë se sa sjellin, atëherë bilanci është negativ” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi. “Buxheti është më i vogël dhe kjo është një dukuri kostonte me 2.5 metra në vit por që ka filluar e bëhet më kostante. Stuhitë detare që zgjasin dy ditë e barabartë me dallgëzimin e të gjithë vitit” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi.
Erozioni ka përparuar me shpejtësi në njërin krah të grykëderdhjes së Drinit. Shkak për këtë është bërë ndërtimi i një skaliere, që për ekspertët është një zgjidhje e gabuar inxhinierike. Skaliera e ndërtuar thuajse një dekadë më parë, me qëllim që të ndihmonte ujrat e lumit Drin që të derdheshin në det, por ka dhënë efektin e kundërt.
Sic edhe dallohet nga këto pamje që sjell Top Story në krahën e djathtë të skalierës po zhvillohet një erozion masiv dhe deti ka përparuar me rreth 200 metra. Dhe bëhet fjalë për një periudhë 10-vjeccare. Deti ka nisur e përpin edhe brezin e pishave që dikur shërbenin si brez mbrojtës, që sic e tregojnë pamjet janë shkulur masivisht dhe deti ka depërtuar mes tyre.
“Skaliera u ndërtua në vitin 2009 dhe ka një gjatësi prej 310 metrash, në anën jugore të grykëderdhjes së lumit Drin me qëllim lehtësimin e shkarkimit ujrave të Drinit, që të mos të bllokoheshin dhe të përmbytnin zonën. Por kjo rezultoi një zgjidhje e gabuar” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi.
“Kjo skalierë rezultoi një zgjidhje e gabuar. 200 metra ka avancuar deti në një gjatësi prej 2 km.Deti ka një përparim të maturuar 2.5 metra në vit, por në zona të caktuara është rreth 10 metra në vit sic është në Kune Vain” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi. Zgjidhjet inxhinierike janë të vështira, por jo të pamundura. Ekspertët rekomandojnë masa të karakterit inxhinerik dhe atij biologjik, duke filluar që nga pritat, dallgëkthyesit, dunat ranore apo edhe brezat e mbrojtur me pisha. Ekspertët thonë se projekte ka plot por ato vdesin sirtareve për shkak të mungesës së fondeve. I njëjtë është edhe rasti i një projekti ambicioz për mbrojtjen e Kune Vain, por cështja ka ngecur tek paratë.
“ Projekti ka përllogaritur kostot e ndërhyrjes dhe vetem për të mbrojtur Kune Vain shkon deri në 12 mln euro paraplazhi, plazhi dhe dunat ranore janë njësi” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi. “Në BE 11.4 % e sipërfaqes eshte e prekur ne shkallë të lartë ose mesatare, buxheti për ta parandaluar është 1.25 mld euro” u shpreh Sherif Lushaj, Planifikimi Urban “Universiteti Polis”.
Top Channel