Zona bregdetare e gjirit të Durrësit është dëshmi e qartë e ndërhyrjes brutale ndaj natyres. Me një gjatësi prej 50 km, dikur e shoqëronte një brez i gjerë pishash, sot në më shumë se gjysma e saj, në plot 27 km karakterizohet nga një zonë erozive mjaft aktive.
Brezi i Pishave është zëvendësuar me godina shumëkatëshe dhe fshatra turistikë të ndërtuara në brezin ranor apo afër grykëderdhjes të lumenjve.
Profesor i shkencave të tokës Çerçiz Durmishi, i cili prej dekadash merret me studimin e ndryshimit të vijës bregdetare duke filluar që nga grykëderdhja e Lumit Buna e deri tek grykëderdhja e Vjosës, njeh cdo pëllëmb e të këtij plazhi dhe si si ka ndryshuar vija bregore e tij. Me një gjatësi prej 250 km të gjatë, nga Karpeni e deri në Golem ka disa hot spote.
“Gjiri i Durrësit duke u nisur nga Gjiri i Lagjit e deri te gjiri Lalzit. Nga Karpen vijmë në Qerret ka një grryrje shumë të fuqishme vijmë deri në Golem, kjo është harta e para vieteve ‘90 zonat jeshile janë pyjet, tani janë betonet si pyje sepse ndërtuam fshatrat turistik në zonat pyjore. Erdhëm në Qerret në periudhën e viti 2007 erozioni erdhi në këtë pikë monitorimet e mëtejshme në vitin 2012 erdhën në këtë pikën këtu, pra plazhi komplet u gërrye” u shpreh Çerçiz Durmishi, Profesor, Shkencat e Tokës.
Uji u ka mbushur themelet dhe secili sipas dëshirës ka ndërtuar prita amatoreske, pa asnjë studim, për të mbrojtur godinat e tyre nga deti, i cili ka kafshuar tashmë hektarë të tërë toke. Rezultati ka qenë krejt i kundërt dhe në disa zona erozioni ka përparuar me shpejtësi. Sidomos kur ato ndertohen pa kriter dhe për interesa personale në segmente të veçanta duke shkaktuar efekte negative ne segmentet “fqinje “ dhe ne komlpeksitetin e zonës ku janë ndërtuar.
“250 km është kjo zonë nga Vlora në Bunë por me të dhenat që kemi marre i bie që 100-150 km është në efektin e erozionit në të shumtën e rasteve është nga ndrëhyrja pa kriter e aktivitetit human” u shpreh Çerçiz Durmishi, Profesor “Shkencat e Tokës”. Në këtë situatë që ndodhet aktualisht Gjiri i Durrësit ekspertët mendojnë se përpjekjet për të parandaluar erozionin është një detyrë jashtëzakonisht komplekse.
Gjiri i Lalzit, i njohur për fshatrat turistikë, është po ashtu një tjetër zonë e nxehtë. Grykëderdhja e Erzenit, në afërsi të fshatit Rrushkull e duke vazhduar në drejtim të Hamallaj, është kthyer në një zonë erozive mjaft aktive. Nga viti 2005- deri më 2020 deti ka zhdukur 57 hektarë tokë. Erozioni po përparon drejt fshatrave turistikë në ktë zonë, duke u bërë një kërcënim serioz për ta.
“Kur flasim për gjirin e Durrësit që është për mua një hotspot në këtë aspekt që janë ndërtuar. Po ti mbledhim të gjitha ato që quhen prita nga viti 2002 – 2003 dhe deri tani, nga Karpeni deri te Shkëmbi Kavajës venë deri në 6km” u shpreh Çerçiz Durmishi, Profesor “Shkencat e Tokës”.
Top Channel