Çfarë ka bërë që erozionit të jetë me ritme kaq të larta?
Kufinjtë e vijës bregdetare përcaktohen nga lumenjtë dhe për ekspretët këtu fillon problemi. Gjatë 30 viteve të fundit, babëzia për të marrë inerte pa asnjë kriter nga lumenjtë ka prishur balancat mes detit dhe lumenjve.
Shtretërit e lumenjve janë gërryer aq shumë, duke krijuar gropa të thella, ndaj lumenjtë nuk arrijnë të çojnë sedimente në det, pasi duhet të mbushin shtratin e tyre. Kjo ka sjellë që në grykëderdhjet e lumenjve të mos ketë më depozitime sedimentesh, që shërbejnë edhe si një pritë ndaj avancimit të detit, por edhe për të krijuar sipërfaqe të reja toke.
“Arsyeja kryesore e erozionit detar ka të bëjë me atë që nga vitet 1990 me shfrytëzimin intensiv të miliona metër kub inerte dhe në mënyrë ilegale apo në zona të ndaluara siç janë ato afër urave, ka bërë që në det të shkojnë nëpërmjet lumenjve sasi të vogla të sedeminetve ndaj vazhdon dhe do të vazhdojë që erozioni të dominojë akoma” u shpreh Sherif Lushaj, Planifikimi Urban, Universiteti “Polis”
Në vitet 90-të rrjeti lumor transportonte drejt detit 60 milion metër kub mbetje të ngurta, shifër kjo që ka rënë ndjeshëm. Si pasojë sasia mesatare e erozionit është 31 ton për hektarë.
Ekspertët sugjerojnë se duhet të shfrytëzohen për inerte vetëm ato zona që konsiderohen rezerva dhe si të tilla quhen të gjitha ato inerte që janë mbi pasqyrën ujore.
“Lumenjtë duhen edhe disa vite që të zëvendësojnë inertet që u janë marrë për një periudhë 20 vjeçare. Ky segment duke filluar duke u intesifikuar në urën e Rrogozhinës, duke vazhduar në Peqin dhe deri në Çermë është shfrytëzuar në mënyrë shumë informale, janë tërhequr mln ton interte përgjatë këtyre 30 vjetëve dhe tani këto inerte duhet të zëvendësojnë ato inerte që janë tërhequr” u shpreh Sherif Lushaj, Planifikimi Urban, Universiteti “Polis”
Nuk ka ansjë dyshim se për mënyrën se si janë shfryrtëzuar lumenjtë është prishur ekuilibri mes lumit dhe detit. Në nivel kombëtar aktualisht 59% e sipërfaqes është e predispozuar me potencial të lartë ose mesatar të erozionit.
“Nga një studim ka rezultuar në lumenjtë e shqipërisë pas 90-ës si rezultat i shfrytëzimit janë prishur 50-60 % e strukturave mbrojtëse. Panelat, dëmtimi i argjhinaturave të cilat për ti rikthyer do të duhet shumë investime, shumë kohë dhe shumë buxhet” u shpreh Sherif Lushaj, Planifikimi Urban, Universiteti “Polis”
“Problematika më e madhe është me erozionin që po zhvillohet në thellësi. Ne pothuajse çdo ditë humbasin qindra mijëra ton sipërfaqe toke dhe kjo tregon që sipërfaqja e vendit tonë është duke u rrudhur vit pas viti. Nga autoritet përkatëse duhet të meren masa për ti paraprirë” u shpreh Elvin Torromoni, Universiteti Bujqësor
Për të kufizuar gjithë këtë erozion detar dhe ndryshim të vijës bregore, me një erozion më të lartë se akumulimi, ekspertët apelojnë për të ndërhyrë
urgjentisht.
“Duhet patjetër t’i thërrasim mendjes sot, se jemi vonë. Ka 30 vjet dhe po humbasim tokë çdo ditë, dhe humbja e tokës konsiderohet si e pakthyeshme. Ajo grimcë toke që humbet sot nuk kthehet më”u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor, Universiteti Bujqësor
“Së pari të lihen inertet që të qarkullojnë në grykëderdhjen e lumenjve duke u bërë si një barrierë e fortë në përballje me dallgët e detit, së dyti pastrimin e grykëderdhjeve të lumenjve dhe pastrimi i 28 kanaleve të parë që kanë të njëjtat ndikime si edhe lumenjtë në mënyrë që edhe këtu të transportohen të gjitha sedimentet që qarkullojnë dhe të shkojnë në det” u shpreh Sherif Lushaj, Planifikimi Urban, Universiteti “Polis”.
Top Channel