Të vaksinohen gazetarët/ Nga nisja e pandemisë 8 punonjës të mediave humbën jetën nga Covid

16/03/2021 15:11

Covid-19 ka marrë jetën e 8 punonjësve të medias. Qindra të tjerë janë sëmurur pas kontakteve të shtuara me të infektuarit për shkak të detyrës.

Disa humbën edhe familjarët e tyre. Gazetarët, redaktorët, kameramanët teknikët e mediave që ditën e parë e shpërthimit të pandemisë deri më tani ashtu njësoj si mjekët, mësuesit dhe policia punën nuk e kanë ndërprerë për asnjë ditë.

Një ditë më parë gazetari Arben Kosturi, ndërroi jetë nga Covid. Fatkeqësisht edhe kolegët Lek Plani në Shkodër, Zenepe Luka në Vlorë, Nuri Dragoi në Tiranë, Koce Devole në Tiranë, Kasem Hysenbelliu në Tiranë, dhe i riu 35 vjeçar Julian Buzo, humbën betejën. Por ndërkohë jeta e qindra gazetarëve të tjerë është e kërcënuar dhe zgjidhja është futja e gazetarëve në kategorinë prioritare për vaksinim.

Antela Lika, gazetare: Mendoj se vaksinimi I gazetarëve është I vonuar. Në ishim në krye të detyrës atëherë ku në rrugë shikoje vetëm policinë. Mendoj se duhet të vaksinohemi ne dhe gjithë popullsia.

Ermal Qori, gazetar: Ne kemi kontakt të vazhdueshëm me njerëzit mendoj se po duhet të vaksinohemi.

Esiona Konomi, gazetare: Nëse do të kisha një vaksinë atë do t’ia jepja gjyshes sime 82 vjeçe. Por dua të them që ne gazetarët duhet të vaksinohemi dhe duhet të jemi pjesë e asaj listës prioritare.

Fjorela, gazetare: Vaksinimi duhet të kishe nisur, dhe duhet ta bëjmë pasi kemi kontakt me shumë njerëz që mund të na infektojmë dhe mund t’i infektojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA