Këngëtari britanik Elton John ka dënuar sot qëndrimin e Kishës Katolike për mohimin e martesave homoseksuale, duke akuzuar Vatikanin për hipokrizi pas mbështetjes që ata dhanë për dokumentarin e tij biografik ‘Rocketman’.
“Si mundet Vatikani të refuzojë të japë bekimin për martesat ‘gay’, në një kohë kur kanë investuar miliona në filmin tim ‘Rocketman’”, pyet 73-vjeçari duke iu referuar dokumetarit që celebron martesën e tij me David.
Mediat italiane raportuan në 2019 se rreth 1 milionë euro fonde nga Vatikani janë investuar në mbështetje të dokumentarit.
Në vendimin e djeshëm të zyres se politikave te Vatikanit, i cili u aprovua më pas nga Papa Françesku, Klerit i ndalohet të japë bekimin për martesat homoseksuale, siç ishte ajo e Elton me David Furnish në vitin 2014.
Selia e Shenjtë nuk ka komentuar kurrë mbi lidhjet e saj me dokumentarin Rocketman apo me Elton John, teksa ky i fundit më herët ka ngritur lart Papën në 2014 për mirëkuptimin e tij ndaj njerëzve ‘gay’.
Dekreti i djeshëm i Kishës përsëriste qëndrimin e saj se martesa mes një burri e një gruaje konsiderohet e shenjtë dhe pjesë e planit të Zotit për krijimin dhe vazhdimësinë e jetës, prandaj aty argumentohej se bekimi nuk mund të zgjerohej për çiftet e të njëjtit seks.
Top Channel