Çfarë nuk ‘shkon’ në deklaratat e Meghan Markle, në intervistën për Oprah Winfrey?!

16/03/2021 15:40

Intervista e Meghan Markel dhe Princ Harryt, që rrëfeu disa nga sekretet e Pallatit, tronditën familjen mbretërore në Britani.

Korrespondenti i Top Channel, në Britaninë e Madhe, Arben Manaj komenton rrëfimin e Meghan Markle. Sipas tij, ka shumë detaje të dyshimta.

Nuk besoj asgjë nga ajo deklaratë. Meghan tha nuk jam interesuar për punën e familjes mbretërore dhe Harryt. Si ka mundësi?! Tha që dorëzoi pasaportën kur hyri në Pallatin Mbretëror, por shtypi britanik, para disa ditësh, tregoi hartën me 13 vendet ku ka udhëtuar dukesha, përfshirë SHBA-në, gjatë kohës që ishte në Pallat”.

Ajo i pranoi gazetares, Oprah Winfrey se ka menduar vetëvrasje, kur ishte në pritje të djalit, Archie,dhe askush nuk e ndihmoi. “Jetonte në Pallat dhe është e paimagjinueshme që nuk pati mundësi të kontaktonte një mjek, një profesionist. Duket si plan biznesi i mirë organizuar. I kanë bërë një dasmë përrallore dhe shtypi britanik e priti shumë mirë”, thotë Manaj për “Shqipëria live”.

Të ftuarit, të studio, ngrenë dyshime, se largimi i çiftit nga Pallati Mbretëror, vjen dhe si shkak i rivalitetit me Kate Midelton, gjë që ka ndikuar të mos ndihet komode.

Vetë intervista, u diskutuar si “e qëllimshme, pasi nëse nuk donin të ishin kaq të pranishëm në media, nuk do të shkonin në intervistë. Meghan mund të kandidojë për presidente në SHBA”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA