Vllaznia nis punën për kupën/ Të gjitha ndeshjet do transmetohen në Digitalb

15/03/2021 20:04

Kjo fundjavë ishte e turbulluar për skuadrën e Vllaznisë.

Skuadra shkodrane pas disfatës me Bylisin e humbi kreun e renditjes që e mbajti për shumë e shumë javë duke ia lënë vendin Lacit.

Pas kësaj humbjeje Vllaznia shkarkoi Brdaric, por më pas e riktheu në detyrë pas kërkesës së bërë nga futbollistët duke bërë që situata në këtë pikë të normalizohet dhe skuadra të nisë punën e zakonshme.

Vllaznia që në Kategorinë Superiore e ka cuar në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore, do të kërkojë që të ndryshojë këtë trend duke nisur nga kjo mesjavë ku do të luajë ndeshjen me Korabin e vlefshme për çerekfinalen e Kupës Së Shqipërisë, një kompeticion që garanton kualifikimin në kompeticionet evropiane.

Skuadra shkodrane i ka nisur seancat stërvitore dhe trajneri Brdaric do të ketë të plotë skuadrën e tij teksa në dispozicion të tij janë edhe Marku e Isaevski të riaftësuar plotësisht dhe që ndaj Bylisit qëndruan në pankinë.

Sfida cerekfinale mes Vllaznisë e Korabit që do të luhet në Loro Borici, është unike pra skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet për 90 minuta, 120 minuta ose edhe me penallti nëse do të jetë e nevojshme dhe për këtë arsye trajneri gjerman në këtë ndeshje me Korabin pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Një kualifikim në Kupën e Shqipërisë, përveçse do të afronte Vllazninë me objektivin e saj për një fitore të mundshëm të Kupës, do të rriste më shumë moralin e skuadrës për ndeshjen që do të luajë në fundjavë ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës. ndërkaq në mesjavë, përveçVllaznia-Korabit, do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera cerekfinale të Kupës; Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi dhe të gjitha këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA